Google ADS

Zelanda e Re bëhet gati për stuhi të fuqishme

09:54 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Shira të mëdha kanë filluar të bien në Ishullin Verior të Zelandës së Re, para stuhisë që po cilësohet si më e keqja në gjenerata.

Zelandezët janë evakuuar nga qytetet së bashku me bregun verior, ku janë paralajmëruar kushte të rënda atmosferike, transmeton portali arbresh.info.

Stuhia pritet të ‘aterojë’ në vend rreth orës 19:00 sipas kohës lokale në Gjirin e Plentyt. Zyrtarët kanë paralajmëruar për valë të mëdha, stuhi të fuqishme dhe rrëshqitje dheu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme