Google ADS

E gjithë bota e sheh paraqitjen e tmerrshme të Granit Xhakës (VIDEO)

09:30 | 13 Prill 2017
Arbresh Info

Humbja tronditëse që Arsenali pësoi në ndeshjen e zhvilluar në fillim të javës ndaj Crystal Palaces ka qenë jashtëzakonisht e komentuar.

Tifozët dhe analistët kanë shpërthyer me kritika ndaj të gjithë skuadrës së trajnerit Arsene Wenger për paraqitjen e dobët në disfatën 3 me 0 në stadiumin ‘Selhurst Park’, shkruan portali arbresh.info.

Vëmendje të madhe ka marrë edhe performanca e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili u transferua gjatë verës te gjiganti londinez për një shumë mbi 30 milionë funta.

Një video 18 sekondëshe e publikuar në rrjete sociale, cila tashmë është bërë virale, zbulon gjithçka rreth paraqitjes së reprezentuesit të Zvicrës.

Madje disa përdorues të rrjetit social Twitter e përshkruajnë atë si “të tmerrshëm” duke shtuar se Xhaka mund ketë qenë edhe “i dehur”./arbresh.info

https://twitter.com/Andy_Amoth/status/851661578285993984

screenshot_1

https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/1375645755833846

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme