Javier Mascherano ka pësuar një lëndim në pulpë të këmbës gjatë disfatës 3 me 0 të Barcelonës në Ligë të Kampionëve ndaj Juventusit, ka konfirmuar klubi në La Liga.
Mascherano ishte për 90 minuta në mesfushë për skuadrën e Luis Enriques, e cila nuk arriti t’i përgjigjet me gola Paulo Dybalas dhe Giorgio Chiellinit, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona postoi një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare duke njoftuar se 32-vjeçari ka ndierë dhimbje në pulpin e këmbës së majtë.
Mascherano ka bërë 35 paraqitje për Barcelonën gjatë të gjitha kompeticioneve këtë sezon, kryesisht në mesfushë megjithëse luajti edhe në mbrojtje në krahun e djathtë gjatë disfatës 2 me 0 ndaj Malagas.
Barcelona qëndron tri pikë prapa Real Madridit në La Liga para ndeshjes së tyre vikendin e ardhshëm ndaj Real Sociedadit./arbresh.info
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji