Si ta kuptojmë që pikërisht dieta JONË është ajo e gabuara? Lexojini me vëmendje këto pyetje-përgjigje. Nëse pjesa më e madhe e tyre janë të sakta, ndërpriteni menjëherë dietën tuaj.
Për të evituar dietat e gabuara, Këshilli Dietik Amerikan ka bërë një studim për të njohur dietat e rrezikshme. Për të kuptuar që jeni duke ndjekur një regjim dietik të gabuar, që mund të rezultojë pikërisht i rrezikshëm për shëndetin tuaj, nënshtrojuni disa pyetjeve.
-Dieta juaj është shumë ndëshkuese?
Për t’u dobësuar duhet disiplinë, por një dietë që redukton së tepërmi racionet dhe eliminon shumë lloje ushqimesh, nuk shërben për asgjë. Nëse ha për një javë rresht një lloj kategorie ushqimi, natyrshëm të vjen dëshira ta ndërpresësh dietën. Dietat e forta mund të rrezikojnë ekuilibrin psikologjik. Është shumë e rëndësishme të mësosh të hash mirë në vend që të reduktosh në maksimum racionet dhe larminë e ushqimeve.
Nëse dieta juaj kërkon që të eliminoni një grup ushqimesh ose më keq akoma, të hiqni ushqyes si karbohidratet ose proteinat, lëreni fare. Trupi juaj ka nevojë për të gjitha që të funksionojë mirë. Mjafton që porcioni të jetë në ekuilibër 55 % karbohidrate, 30 % yndyrë, 15 % proteina. Pra, hajini të gjitha, por nga pak.
-Dieta kërkon të modifikoni në mënyrë drastike ritualet tuaja. Nëse jeni mësuar të hani një mëngjes të pasur (zakon i mirë ky) dhe dieta ju imponon të pini vetëm një lëng frutash, kujdes: rrezikoni ta braktisni në një kohë të shkurtër. Nuk mund të ndryshoni menjëherë ritualin tuaj të të ushqyerit. Më mirë ta filloni hap pas hapi, si për shembull të reduktoni racionet, kohën e të ndenjurit pa ngrënë, ngrënien e ushqimeve me shumë kripë dhe ato të konservuara. Nëse dieta është drastike që në fillim trupi vë në lëvizje një mekanizëm mbrojtës dhe djeg gjithmonë e më pak. Kështu, paradoksalisht rezultati mund të jetë e kundërta e asaj që dëshironi.
Lërini menytë që kërkojnë shumë kohë për t’u përgatitur, kanë përbërës të komplikuar dhe të vështirë për t’u gjetur… sepse do të lodheni shpejt.
Dietat që parashikojnë ushqime të gatshme ose pije që zëvendësojnë vaktet… Mos harroni që në fund të fundit dietat janë “të mësosh të hash dhe të gatuash në mënyrë të shëndetshme”. Hiqni dorë edhe nga dietat shumë “të thjeshta”, si për shembull të detyroheni të hani vetëm krudo.
Pyetja e pyetjes: Dieta premton mrekulli.
Nëse dieta ju tundon me premtimin që do të humbisni tre kg në javë, kujdes: të humbasësh më shumë se një kg në javë është e rrezikshme, sepse rrezikon t’i marrësh përsëri kilet e humbura. Mos harroni që për t’u dobësuar dhe për të qenë në formë është shumë e rëndësishme të ushtrohesh fizikisht. Filloni të përdorni shkallët në vend të ashensorit dhe alternojeni këtë me 30 minuta ecje në ditë.
Dhe mos harroni rregullin numër një: Dieta duhet të jetë e ekuilibruar!
Në rast se keni dyshime, kërkoni këshillën e mjekut dhe të dietologut.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...