Google ADS

Zhduket gjimnazistja nga Librazhdi, familja e kërkon prej 6 ditësh

23:58 | 12 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një gjimnaziste nga Librazhdi është zhdukur në rrethana misterioze.

Bëhet fjalë për B. Mana me banim në fshatin Librazhd Katund në Librazhd, nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Muça” e cila ka humbur kontaktet me familjen që të premten e kaluar.

E shqetësuar për fatin e vajzës, nëna e saj, N. Mana, ka depozituar një kallëzim penal në polici. Por me gjithë kërkimet e familjes dhe policisë nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.

Familjarët janë të frikësuar dhe mendojnë më të keqen. Ata kanë shpresë tek uniformat blu të cilat kanë nisur kërkimet dhe kanë shpërndarë edhe foton e vajzës, shkruan infoelbasani.al.

Burime familjare shprehen se vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim dhe nuk ka lënë asnjë informacion para se të zhdukej. Edhe shoqet dhe shokët e saj nuk e kanë parë që nga e premtja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme