Google ADS

Gigi Hadid me stil të veçantë

23:50 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Gigi Hadid është shumë e njohur për trendet e veçanta që i sjellë, nga të cilat inspirohen shumë persona.

Modelja 21 vjeçare nuk kishte lënë pa tërhequr vëmendjen e të pranishmëve edhe me kombinimet që kishte vendosur t’i bënte në paraqitjen e saj të fundit.

Gigi Hadid kishte veshur një palë xhinse  deri tek gjuri, me një bluze të firmës  Tommy Hilfiger dhe një këmishë të gjatë. Modelja kishte vendosur që të lidhte vetëm një pjesë të flokëve të saj, ndërsa pjesën tjetër  t’i lëshonte, një model i flokëve ky  mjaft i pëlqyer kohëve të fundit.

Gigi Hadid së fundmi ka zbuluar se do të jetë në kopertinën më të re te revistës Vouge, në Holandë.

Modelja është komentuar shumë pozitivisht për këtë dukje nga fansat e saj. Ajo  është ndër emrat  më të kërkuar te modës të këtij viti së bashku me motrën e saj,  Bella Hadid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme