Emisari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura kërkoi të mërkurën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të arrijnë marrëveshje për përfundimin e luftës në Siri, si dhe për përgatitjen e terrenit për “bisedime të vërteta”.
Thirrja e De Mistura vjen në kohën kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është takuar në Moskë me homologun e tij rus, Sergej Lavrov, për të biseduar për luftën në Siri.
De Mistura deklaroi para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se është i gatshëm të organizojë rrethin e ri të bisedimeve në maj dhe theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi amerikano-rus.
“Ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë mbretëron “mos pajtim serioz, por edhe interes i përbashkët” i përfundimit të luftës, e cila po zgjat që gjashtë vjet, ku kanë humbur jetën mbi 300 mijë njerëz”, tha De Mistura.
Takimi i KS të OKB-së mbahet para votimit të rezolutës me të cilën kërkohet bashkëpunimi i qeverisë siriane për dramën në Kan Sheikun, ku janë vrarë të paktën 86 persona, në mesin e tyre 31 fëmijë. Pritet që Rusia të vë veto. Kjo do të ishte hera e tetë që Moska do të shërbehet me këtë metodë në KS të OKB-së për të bllokuar veprimet e KB-ve ndaj Sirisë, e cila njihet si aleate e Rusisë./Arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...