Rusia dhe SHBA kanë shprehur të mërkurën gatishmërinë për të ecur përpara dhe të tentojnë që të kapërcejnë “shkallën e dobët të besimit”, në mënyrë që të vazhdojnë “luftën e pamëshirshme kundër terrorizmit”, transmetojnë agjencitë pas vizitës në Moskë të sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Të dyja palët kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me të ardhmen e presidentit sirian Bashar al-Assad. Derisa Uashingtoni kërkon largimin e tij “të organizuar” nga pushteti, Moska përmend rastet e kaluara, ku pas largimit të diktatorëve nga pushteti në disa shtete është krijuar kaos.
“Shkalla e besimit ndërmjet dy shteteve tona është e dobët. Dy fuqitë më të mëdha nukleare nuk mund të kenë këtë lloj marrëdhënie”, tha Tillerson në konferencën e përbashkët për media me kolegun e tij rus Sergej Lavrov, pas dy orë bisedimesh me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raportojnë mediat botërore./Arbresh.info/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...