Hoxhaj takon nesër homologun gjerman Gabriel

22:17 | 12 Prill 2017
M. A.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, do të ndalet nesër edhe në Kosovë, pasi t’i përfundojë takimet në Serbi. Express merr vesh se ministri gjerman do të ketë takim në aeroportin e Prishtinës me ministrin Enver Hoxhaj.

Në mëngjesin e ditës së nesërme, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, do të mbërrijë në aeroportin e Prishtinës – aty ai do të ketë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Siç merret vesh, pas takimit do të këtë edhe një konferencë për media.

Ministri gjerman, gjatë ditës së sotme ka qendruar në Serbi, ku edhe është takuar me Kryeministrin e Serbisë, tashmë presidenti i zgjedhur, Aleksandar Vucic.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme