Google ADS

OKB, sulmi kimik në Siri, Rusia përdor veto-n

22:03 | 12 Prill 2017
Trina Galanxhi

Këshilli i Sigurimit në OKB nuk ka arritur të miratojë projekt rezolutën për dënimin ndaj qeverisë siriane për shkak të përdorimit të sulmit kimik.

Rusia ka bllokuar këtë miratimin e rezolutes duke përdorur veto-n, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Rusia ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë mbi përdorimin e sulmit kimik në Siri.

Kina, Etiopia dhe Kazakistani kanë abstenuar në votim, ndërsa bashkë me Rusinë në veto ka votuar edhe Bolivia.

Gjatë sulmit kimik në Idlib kanë mbetur të vdekur 84 persona, përfshirë edhe fëmijë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme