Presidenti i vendit, Hashim Thaçi zor se do të vazhdojë paguhet 2800 euro në muaj. Thaçit, qeveria ka vendosur t’ia zvogëlojë rrogën, me projektligjin e ri për pagat në sektorin publik.
Më pak ka gjasa të paguhen edhe Ardian Zalli, drejtori i Trustit Pensional të Kosovës, që aktualisht merr rrogë mbi 6 mijë euro dhe Agron Mustafa i PTK-së, pagën e ka 5182 euro në muaj.
Sipas drejtorit të departamentit ligjor në Ministrinë e Administratës Publike, Naser Shamolli, paga më e lartë në sektorin publik në nivel vendi duhet të jetë ajo e presidentit.
Por, sipas Shamollit, këtë fat nuk do ta ketë edhe kryeministri dhe vartësit e tij, të cilëve ato do t’u rriten.
Shamolli njoftoi se nuk parashihet që punëtorët shëndetësorë, ata të arsimit e policia të kenë rritje apo zbritje page.
Por, kjo po kundërshtohet nga Blerim Syla, kryetar i sindikatës së shëndetësisë. Ai ka thënë për Klan Kosova se kjo sindikatë nuk do të pranoj asnjëherë këtë projektligj që ai e quajti diskriminues.
Ndërsa Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, tha se është në bisedime me qeverinë që caktohet një koeficient i njëjtë i pagës për të gjithë punonjësit e sektorit publik, ndërsa shtoi se projektligjin aktual nuk do ta pranojnë.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...