Kryetari i Odës Ekonomike tё Kosovës vizitoi Trepçën

20:49 | 12 Prill 2017
M. A.

Sot nё Ndërmarrjen Trepça pёr vizitё ishte kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs, Safet Gёrxhaliu me bashkёpuntorё, tё cilёt u priten nga menaxhmenti i Ndërmarrjes Trepça.

Menaxheri i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava e njoftoi Gёrxhaliun pёr punёn, angazhimin dhe tё arriturat e Ndërmarrjes Trepça, si dhe me sfidat qё ballafaqohen.

Kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs Safet Gёrxhaliu tregoi interesimin dhe gatishmërinë pёr tё ndihmuar shënimin e epokës sё re zhvillimore tё kёtij aseti nacional.

“Menaxhmeti i Ndёrmarrjes Trepça edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovёs, u pajtuan se ёshtё emergjente zbatimi i ligjit pёr Trepcёn, duke zgjedhur Bordin Mbikëqyrës, Bordin Menaxhues dhe duke regjistruar Ndërmarrjen sipas ligjit pёr Trepçёn”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga gjiganti metalurgjik Trepça.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme