Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes ka bërë të ditur se prezantimi i klasës S të ri-dizajnuar, do të ketë premierën më 19 prill në panairin e automobilave në Shangai.
Gjenerata aktuale e klasës S të Mercedes ishte prezantuar në vitin 2013, ndërsa katër vjet më vonë erdhi koha për ri-stilizimin e parë të këtij modeli.
Në prag të premierës zyrtare, prodhuesi gjerman ka publikuar një fotografi të pjesës së parme të automjetit, por ka bërë të ditur se si do të duket interieri i klasës së freskuar S, transmeton KosovaPress. Sipas të gjitha gjasave, ndryshimet në pjesën e jashtme të automobilit nuk do të jenë drastike dhe do të përfshijnë dritat e reja LED dhe maskën e ri-stilizuar. Dallime më të mëdha në krahasim me versionin aktual vërehen në interier.
Ndryshime priten edhe në motor, ku do të jetë motori 4.0 litra V8, bi-turbo benzinë.
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...
4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën
Shpërthen virusi i rrezikshëm, 6 të vdekur deri tani-Transme...
Bora dhe Peja mbyllin xhiron e tretë në elitën e basketbolli...
Prej tre ditësh në flakë, situata me zjarret në Greqi ende p...