Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka numëruar arsyet e Mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Isa Mustafës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai këtë e sqaron për të treguar se ka arsye të forta që të mos frikësohen nga dështimi i Mocionit.
Ja postimi i tij:
Atyre që po i frikësohen dështimit të Mocionit, po u them:
FRIKËSOHUNI NGA DËSHTIMI I SHTETIT
Arsyet për Mocionin e mosbesimit të Qeverisë Mustafa janë:
1. Marrëveshjet e DËMSHME të Brukselit me Serbinë, e sidomos Bashkësia e Komunave Serbe, e cila në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, ky ishte konstatimi i Gjykatës Kushtetuese;
2. Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, ku Kosova ka humbur territor mbi 8200 hektar të tokës;
3. Mosfunksionimi i Kuvendit dhe i Qeverisë se Kosovës;
4. Braktisja e punës se institucioneve nga krerët e institucioneve të shtetit që njëkohësisht janë edhe krerë të koalicionit qeverisës;
5. Mos komunikimi i institucioneve më të larta të shtetit;
6. Mos harmonizimi i institucioneve si në rastin e Ligjit për ushtrinë;
7. Ngecja në liberalizimit të vizave;
8. Kapja e Sistemit të Drejtësisë;
9. Pa aftësia për tu luftuar krimi e korrupsioni;
10. Mos zhvillimi ekonomik;
11. Ikja e qytetarëve nga Kosova;
12. Ngecjet e mëdha në Arsim;
13. Gjendja e rëndë në Shëndetësi;
14. Shkalla e lartë e varfërisë dhe
15. Papunësia e madhe sidomos për të rinjtë të cilët po ikin nga Atdheu etj.
Asnjëra nga këto arsyeje nuk janë të ndonjë interesi të ngushtë partiak, janë kryekreje të interesit nacional, janë interesa të shtetit tonë! Prandaj frikësohuni nga dështimi i shtetit!
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...