Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), ka njoftuar se organizata terroriste Boko Haram, gjithnjë e më shpesh është duke përdorur fëmijët si kamikazë dhe se që nga janari i këtij viti janë kryer numër i njëjtë i sulmeve, sa janë kryer gjatë gjithë vitit të kaluar.
UNICEF-i në deklaratën e publikuar sot theksoi se në vitin 2014 të paktën 117 sulme me bomba në rajonin e liqenit Çad, në Afrikën Qendrore, janë kryer nga fëmijët dhe rreth 80 për qind e tyre me eksploziv në trup ishin vajza.
Marie-Pierre Poirier, drejtoreshë rajonale e UNICEF-it, theksoi se prania e fëmijëve pranë tregjeve, apo pikave të kontrollit shkakton frikë.
”Si rezultat, rreth 1500 fëmijë janë arrestuar vitin e kaluar në Nigeri, Kamerun, Niger dhe Çad”, tha ajo.
“Fëmijët janë viktima, jo autorët e krimit. Detyrimi për të kryer akte të tilla të tmerrshme është për t’u dënuar”, theksoi Poirier./Arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?