Dodge në panairin e automobilave në Nju Jork ka prezantuar modelin e vet të paralajmëruar për një kohë të gjatë, Challenger Demon, për prodhimin e të cilit kishin punuar për më shumë se dy vjet inxhinierët e njësisë SRT dhe rezultati është impozant.
Challenger Demon lëviz me motor 6,2 litra V8, i ndihmuar edhe nga kompresori mekanik. Vetura ka 850 kuaj fuqi dhe në 402 metra mund “të fluturojë” për 9,65 sekonda me shpejtësi dalëse prej 225 kilometra në orë.
Edhe pse në dukej të parë del se Challenger Demon është bërë vetëm për gara, në kompani thonë se mund të përdoret edhe në situata të tjera. Dodge do të prodhojë 3 mijë njësi të Challenger Demon, ndërsa blerësit e parë mund ta marrin në fillim të verës./Arbresh.info
BE-ja u bën thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të tregojnë për...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, PS-ja pritet të kërkojë përj...
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen