Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook ka treguar se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është duke vazhduar.
Ai tregoi se në këtë mbledhje është theksuar orientimi kryesor për Platformën Zgjedhore Lokale 2017.
Sipas Mustafës, LDK do të kandidojë personalitete që kanë besim dhe përkrahje të plotë të LDK-së.
Ja statusi i tij:
Po zhvillojmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Në fjalën time theksova orientimet kryesore për Platformën Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017.
LDK do të punojë fuqishëm në realizmin e orientimeve të saj të përgjithshme dhe adresimin e sfidave eventuale.
Lidhur me kandidaturat për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal, duke u bazuar në Programin Politik, LDK do të kandidojë personalitete që kanë besimin dhe përkrahjen e plotë të LDK-së, që kenë autoritet dhe përkrahje të qytetarëve, të jenë njerëz me të kaluar të pastër, pa afera korruptive dhe të pa inkriminuar në veprime joligjore.
Orientimet programore do të bazohen në projekte konkrete në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëditor, shëndetësi më të avancuar familjare, qeverisje efektive, politika rinore e sociale, infrastrukturë…
Musliu: Skenari i rrenave të Albinit, sot po kthehet në real...
Pas Shqipërisë, Von der Leyen viziton Maqedoninë e Veriut
Hoti akuzon Qeverinë për keq menaxhimin e KEK-ut: Energjia e...
Muharrem Jashari u shpall lojtari i muajit dy herë radhazi t...
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve...
Tahiri: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për de...