Shënon ngritje numri i hyrjeve ilegale në BE

17:10 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Agjencia e Bashkimit Evropian për kontrollin e kufijve, Fronteks, njoftoi të mërkurën se numri i kalimeve ilegale në Union është rritur për dhjetë për qind në mars në krahasim me shkurtin, duke arritur në rreth 13.000 me përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Fronteks, megjithatë, përmend se në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i hyrjeve ilegale në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rënie prej 70 për qind, në 32.540./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme