Zyrtare: FFK me vendim të ri për të dyshuarit për kurdisje

16:57 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon t’i mbajë të pezulluar akterët e përfshirë në ndeshjet e dyshuara për kurdisje, që u zbuluan ditëve të fundit.

Komisioni Disiplinor e ka vazhduar masën e pezullimit për gjyqtarët Bajram Gashi e Edmond Zeqiri, trajnerin Ismet Munishi dhe delegatin Ali Ajeti.

Të pezulluar mbeten edhe tre lojtarët e Besës, Arben Beqiri, Fatmir Rexha dhe Vigan Gutiq, pasi dyshohet se e kanë lëshuar ndeshjen me Trepçën.

Ndërsa, në lidhje me ndeshjen e dyshuar, Ramiz Sadiku – Ballkani, është hapur procedurë disiplinore ndaj klubit nga Theranda, ndërsa janë pezulluar kryetari Florim Kryeziu dhe trajneri Gëzim Hasi.

Kurse, për lëshimet në organizim të ndeshjeve, Disiplinori ende nuk ka vendosur për Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 e Lirinë.

Kurse, Trepça është gjobitur me 800 euro. Kurse, sulmuesi i Feronikelit, Mendurim Hoti është dënuar me katër ndeshje moslojë.

Të ngjashme