Google ADS

Nga nesër hapen procedurat për presidentin e Shqipërisë

15:20 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i ka dërguar një memo Ilir Meta, kreut të Kuvendit, ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.

Mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017.

Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme