Tetë kompani të tekstilit dhe veshjeve nga Kosova, janë duke i promovuar produktet e tyre në Panairin Rajonal të Tekstilit, Fasonit dhe Modës i cili po mbahet në Tiranë të Shqipërisë.
Pjesëmarrja në këtë panair është mundësuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) së bashku me EMPOËER , Sektorin Privat dhe Komunën e Gjilanit.
Përmes këtij panairi kompanive nga Kosova u mundësohet që t’i promovojnë produktet e tyre, ku u ofrohet mundësia për të bashkëpunuar me kompani të tjera dhe të kenë qasje në tregjet rajonale.
Kompanitë që përfaqësojnë sektorin e tekstilit dhe veshjeve të Kosovës, në panair janë: Shtëpia e Modës “Menakon”, Shtëpia e Modës “Minna”, Shtëpia e Modës “Qëndresa”, “Arta Tex”, “Puntex”, “Unikat”, “Ëear & Go” dhe “Staff-S//sprint”.
Panairi Rajonal i Tekstilit, Fasonit dhe Modës i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është i hapur nga data 4 deri 6 qershor 2015.
Ky panair është i pari i këtij lloji në rajon, i cili synon të krijojë një platformë të gatshme biznesi, ku autorët dhe palët e interesit mund të ndërveprojnë dhe të arrijnë rezultate konkrete.
Panairi organizohet bashkërisht nga Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...