Në fshatin Potoqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit, sot u përkujtuan katër dëshmorë dhe tre martirë të rënë gjatë luftës së vitit 1999.
Në shënimin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve u tha se djem dhe burra të fshatit Potoqan i Poshtëm, iu bashkuan luftës për liri nën flamurin kuq e zi, me emblemën e dëshiruar edhe nga shumë breza, të cilët kanë dhënë jetën për tu formuar një ushtri, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Samedin Zeka, përfaqësues i fshatit Potoqan i Poshtëm, ka thënë se që nga dita e parë e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbarë Kosova ashtu edhe këtyre trimave u vlonte gjaku i etur për liri, se si mund të bëjmë sadopak për liri e Kosovës nga zgjedha e egër serbo sllave.
Rënia e Adem Jasharit dhe e familjes së tij u bë kushtim lirie nga të katër anët , deri sa arriti të themelohej edhe shtabi i UÇK-së në fshatin Drenoc, me 26 prill 1998. Djem dhe burra nga fshati ynë, i’u bashkuan luftës për liri nën flamurin kuq e zi, me emblemën e dëshiruar edhe nga shumë breza, të cilët kanë dhënë jetën për tu formuar një ushtri, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në fjalën e tij të rastit të mbajtur në tubimin përkujtimor kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi u shpreh se tubimet përkujtimore, na kthejnë në kujtesë vajtjet të cilat i kemi përjetuar dhe që nuk do të shlyhen nga kujtesa jonë.
“Ne si popull i kësaj ane duhet të ndihemi krenar për shumë arsyeje, i ‘u kemi përgjigjur luftës dhe kemi dalë në istikame që nga ditët e para, kemi qenë zona nëpër të cilën kanë kaluar shumë ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat dhe të cilët i kemi përcjellë dhe jemi kujdesur për ta”, ka thënë Vehapi
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...