Google ADS

OBSH pret rritje të tregtisë botërore prej 2,4 për qind këtë vit

14:33 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Tregtia globale është në rrugë që të rritet për 2,4 për qind në këtë vit, pavarësisht se ekziston “paqartësi e thellë” në aspektin e zhvillimeve ekonomike dhe politike, sidomos në SHBA, ka njoftuar të mërkurën Organizata Botërore e Tregtisë (OBSH).

Hapësira e rritjes potenciale të tregtisë për këtë vit është rishikuar ndërmjet 1,8 dhe 3,6 për qind në krahasim me vlerësimin e shtatorit prej 1,8 deri 3,1 për qind, thekson OBSH, duke treguar për rrezikun nga “ngulfatja” e aktiviteteve tregtare për shkak të mungesës së qartësisë së politikave qeveritare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme