Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin e Mitrovicës ku u takua me kryetarin e saj, Agim Bahtiri.
Pacolli dhe Bahtiri pas takimit dy palësh mbajtën edhe një takim me qytetarë të Mitrovicës, shkruan arbresh.info.
Me këtë rast, Pacolli tha se është i kënaqur me punën që ka bërë Agim Bahtiri në këtë komunë duke shtuar se po të ishte udhëheqës i këtij mandati qeveritar, Mitrovica do të ishte Zonë e Lirë Ekonomike.
“Po ta kisha fat të udhëheqja në këtë mandat sot Mitrovica do të ishte Zonë e lirë ekonomike dhe investitorët do të vinin në Mitrovicë mirëpo kjo dikujt nuk i konvenoi”, tha Pacolli.
Ai shtoi se Bahtiri nuk ka ardhur në Mitrovicë për qëllime të tij personale pasi siç tha, ai kishte një jetë dinjitoze në Holandë.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj z. Bahtiri për mbajtjen e fjalës. Ju them një sekret, ideja që zoti Bahtiri të kthehet në Mitrovicë dhe t’i përvjel duart dhe të punoj lind jo nga aspiratat e tij sepse ky e ka pasur një jetë të mirë dhe të rehatshme në Holandë afër detit por ideja lind prej halleve”, u shpreh Pacolli.
Sipas tij, shumë komuna në Kosovë ia kanë lakmi komunës së Mitrovicës për punën që është bërë në këtë qytet./Arbresh.info.
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...