Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, në një letër publike dërguar përfaqësuesve të institucioneve ka njoftuar se nga data 15 qershor, në shenjë proteste do të bllokohen të gjitha rrugët kryesore të shtetit të cilat kanë lidhje me pikat doganore.
Ai ka njoftuar se do t’i nxjerrin në rrugë të gjitha makineritë bujqësore bashkë me bagëtitë tona.
Në letrën e dërguar kryeministrit Isa Mustafa, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti, thuhet se pas shumë diskutimeve dhe informacioneve që kanë shkëmbyer lidhur me gjendjen e vështirë në sektorin e qumështit në Kosovë dhe pasi që nuk është ndërmarr asnjë veprim apo vendim konkret institucional për tejkalimin e këtyre problemeve, njoftohen se në të gjithë territorin e Kosovës ka filluar të paraqitet dukuria e mos grumbullimit të qumështit.
“Shumë fermerë nuk mund të shesin qumështin që e prodhojnë, shumë pika grumbulluese rrezikojnë të mbyllen. Arsyet e këtij mosgrumbullimi tashme dihen. Produktet e paligjshme me yndyrë bimore dhe kushedi se çfarë tjetër rrezikojnë gjithçka në Kosovë, e sidomos konsumatorin, shtetin dhe konkurrencën e drejtë dhe të barabartë. Janë shokuese informacionet se edhe institucionet e shtetit tonë janë duke i blerë këto produkte për djathë, ndërkohë që kanë të kontraktuar diçka tjetër. Importet e jashtëligjshme, konkurrenca e padrejte dhe mungesa e masave mbrojtëse janë duke e shkatërruar komplet sektorin më të madh në Kosovë dhe sektorin me të arriturat më të prekshme nga të gjithë sektorët tjerë”, thuhet në këtë letër publike.
Fermerët thuhet në letër, nuk mund të tolerojnë aq lehtë shkatërrimin që vjen nga jashtë pa asnjë të drejtë, prandaj nga data 15 qershor, në shenjë proteste do të bllokohen të gjitha rrugët kryesore të shtetit, të cilat kanë lidhje me pikat doganore.
“Ju njoftojmë se me këtë rast do të i nxjerrim në rrugë të gjitha makineritë bujqësore bashkë me bagëtitë tona. Ne nuk do të heqim dorë deri në zgjidhjen e kërkesave tona të cila t janë të drejta dhe të ligjshme”, thuhet në letër.
Ja kërkesat e shoqatës:
Të ndalohen menjëherë produktet me përzierje të yndyrave bimore dhe përzierje të tjera e që shiten si produkte qumështi ngado që vijnë ato.
Të ndalohet menjëherë mashtrimi i konsumatorëve dhe i institucioneve që blejnë vaj palme, miell soje, amidon e kushedi se çfarë për djathë duke i tërhequr urgjentisht nga tregu.
Të aplikohen taksa për produktet e qumështit që vijnë nga jashtë.
Të plotësohen të gjitha kërkesat e drejta të përpunuesve të qumështit si mundësi e vetme për tejkalimin e këtyre problemeve.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...