Man City 50 milionë për yllin e Real Madridit

13:16 | 12 Prill 2017
Arbresh Info

Manchester City thuhet se është në bisedime me Real Madridin rreth transferimit të James Rodriguezit për 50 milionë funta.

City ka në dispozicion të holla për të shpenzuar këtë verë derisa vazhdojnë të kenë ndërmend garën për titull në Premierë Ligë për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Mediat spanjolle pretendojnë se Rodriguez është në krye të listës së Pep Guardiolas.

Reprezentuesi kolumbian vazhdon të jetë njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit në botë pavarësisht mungesës së tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Manchester United ka qenë duke kërkuar gjithashtu shërbimet e tij pasi Jose Mourinho dëshiron t’i rregulloj problemet në front./arbresh.info

James Rodriguez
James Rodriguez

 

 

Të ngjashme