Një prej brengave për Agjencinë Kosovare të Privatizimit mbetet uzurpimi i pronave shoqërore.
Nga 600 asete sa kanë qenë në listën e AKP-së edhe 57 asete mbeten të uzurpuara, kurse 25 prona të uzurpuara janë vetëm në veri të Mitrovicës.
Kështu deklaruan drejtues të AKP-së gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2016 në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.
Ekrem Hajdari drejtor ekzekutiv i AKP-së theksoi se viti 2016 ka qenë i mbarë ngase është rivënë procesi i privatizimit për ndërmarrjet shoqërore.
Ai përmendi edhe Gjykatën e Dhomës së Posaçme se për AK-në është bërë një fyt i ngushtë për moszgjidhjen e lëndëve për konteste pronësore.
Hajdari tha se deri më tash janë transferuar rreth 90 milionë euro në buxhetin e Kosovës, ndërsa janë shpërndarë 20 përqind për 11 mijë punëtorë nga 93 ndërmarrje shoqërore në vlerë prej 5.7 milionë euro, ndërsa kanë mbetur peng për 20 përqind shkak i mos zgjidhjes së lëndëve nga Dhoma e Posaçme
Kryetari i këtij Komisioni Muhamet Mustafa duke theksuar se procesi i privatizimit ka pasur mjaft telashe dhe parregullsi, por tha se nga viti 2016 bordi i ri ka vu në funksion këtë agjenci dhe ka vlerësuar punën e tyre. Mirëpo, kërkoi që për tokat bujqësorë që janë të pa privatizuara rreth 22 mijë hektarë të privatizohen me strategji dhe mos të privatizohen me çmim të lirë./
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...