Google ADS

Takohen Tillerson dhe Lavrov

11:27 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Sekretari amerikan i Shtetit Tex Tillerson ka nisur vizitën e tij me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Moskë.

Agjenda pritet të fokusohet në tensionet në rritje mes Rusisë e SHBA-ve pas përgjigjes ushtarake amerikane ndaj sulmit me armë kimike, transmeton portali arbresh.info.

Tillerson ka arritur në Moskë për vizitën e tij të parë si sekretar shteti.

Lavrov ka thënë që është vitale të shmangen sulme ajrore tjera në Siri, duke shtuar që Rusia preferon aksionin e përbashkët për të zgjidhur krizën.

Ai tha gjithashtu se Rusia ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron dialog konstruktiv me SHBA-në mbi krizën siriane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme