Mashtrohen me kontrata të rrejshme pune në Gjermani, u merren nga 1400 euro

11:19 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Dy meshkuj nga Vushtrria kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre persona meshkuj me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, me ç’rast viktimat duhej të paguanin 2500 euro për person.

Viktimat pagesën fillestare e kanë bërë 400 € dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës, shkruan arbresh.info.

Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme