Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel ka deklaruar se vendi i tij mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dyja proceset ai i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën të zhvillohen paralelisht.
“Është bërë progres në disa fusha, për shembull në fushën e udhëtimit të lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe së fundmi edhe në fushën e telekomit. Por shumë më tepër mbetet për t`u bërë, mbi të gjitha, themelimi i Asociacionit të komunave serbe. Për këtë arsye, së shpejti duhet të vazhdohet me dialog”, ka thënë Gabriel .
Këtë deklaratë ai e bëri për Blicin serb në prag të vizitës së sotme në Beograd.
Kryediplomati gjerman tha poashtu se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane të Serbisë dhe plani i këtij udhëtimi tashmë është gati.
Shefi i diplomacisë gjermane poashtu deklaroi se janë hapur gjithsej tetë kapituj të negociatave me BE-në, dy nga të cilat anë mbyllur përkohësisht por vuri në dukje se përparimi drejt BE-së nuk matet aq shumë nga numri i kapitujve të hapur, por nga progresi në fushat kyçe.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit