Pas rritjes së numrit të personave që përdorin sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP), si dhe interesit në përdorimin e tyre komercial mbi territorin e Republikës së Kosovës, është paraqitur nevoja për nxjerrjen e Rregullores së re për këto mjete, e cila u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së më 28 mars 2017, ndërsa hyn në fuqi më 12 prill 2017.
Rregullorja e re përcakton kushtet e veçanta për pilotët e dronëve. Disa nga risitë obligative të rregullores janë regjistrimi i dronëve, përcaktimi i kategorive, klasifikimi i zonave të operimit me SAP, kushtet operative për SAP, tarifat e regjistrimit, sigurimi ndaj palëve të treta, testi teorik për peshat më të rënda, nënshkrimi i deklaratës nga pronari apo operatori mbi përgjegjësinë e operimeve dhe aprovimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.
Rregullorja e re nuk zbatohet për SAP-të që kanë masë operimi më të vogël se 0,5 kg (të quajtur “lodra”), që nuk mund të zhvillojnë energji kinetike mbi 79 J, shpejtësia maksimale ajrore e tyre nuk kalon 20 m/s, rrezja maksimale është deri në 15 m dhe lartësia maksimale është deri në 30 m.
Gjithashtu, rregullorja e re nuk përfshin operimet e dronëve të agjencive për zbatimin e ligjit, emergjencave të ndryshme dhe dronët e përdorur për qëllime ushtarake, raporton RTKlive.
Pas marrjes së aprovimit nga AAC-ja, pronari ose operatori i SAP-së duhet të paraqesë kërkesën në Shërbimin e Informatave Aeronautike (SHIA) të Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës (ASHNA) për koordinimin civil-ushtarak, të paktën 72 orë para çdo fluturimi të planifikuar me dron.
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...