Raporte të ndryshme sugjerojnë që mbrojtësi i Schalkes, Sead Kolasinac, do të jetë lojtari i parë i transferuar në Milan pas finalizimit të marrëveshjes me pronarët e rinj.
Yonghong Li është parë sot (e mërkurë) duke arritur në Itali për të finalizuar marrëveshjen, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve të ndryshme, “Rossonerët” i janë afruar skuadrës në Bundesliga dhe marrëveshja me reprezentuesin e Bosnjës është afër finalizimit.
Kontrata e tij skadon gjatë verës dhe Milani mund të siguroj shërbimet e tij këtë verë duke i ofruar kontratë katër vjeçare me një pagë vjetore 2.5 milionë euro.
Në garë për shërbimet e tij janë edhe klubet e tjera të mëdha si Arsenali, Chelsea dhe Evertoni./arbresh.info
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës