Michael Carrick ka pranuar se një ditë do të dëshironte të bëhej trajner i Manchester United.
Carrick ishte një lojtar kyç i Manchester United qysh pasi iu bashkua klubit nga Tottenhami në vitin 2006 duke bërë mbi 300 paraqitje në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Kontrata e 35-vjeçarit skadon gjatë verës dhe futbollisti do të jetë i lirë për tu larguar falas nga Manchester United.
Megjithatë, mesfushori ka pretenduar se e sheh të ardhmen e tij në klub si afatgjate dhe ka pranuar se një ditë do të dëshironte të menaxhonte “Djajtë e Kuq”.
“Jam në punuar për të marr licencën si trajneri kështu që nuk i dihet se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, tha fillimisht Carrick. “Varet se çfarë oferta pranoni”
“Por, unë do të doja për të menaxhuar në Angli ose United një ditë”
Ish futbollisti i “Spursve” ka bërë 27 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar vetëm një gol dhe duke bërë vetëm një asistim.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në muajin qershor./arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh