Pacolli viziton Mitrovicën, takohet me Bahtirin dhe qytetarët

09:17 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do të zhvilloj sot një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku  do të takohet me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri me ç’rast do të njoftohet nga afër me projektet e rëndësishme të qytetit të cilat janë në përfundim e sipër.

Pacolli i shoqëruar nga Bahtiri do të mbajnë edhe takim me qytetarë të Mitrovicës, shkruan arbresh.info.

Ata do të kenë një takim edhe me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë në Fabrikën e kërpudhave “Hirano” në Gushavc”./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme