Washingtoni nuk ka qëllim që jashtëzakonisht ta zgjerojë pjesëmarrjen e tij në konfliktin sirian, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në intervistë për televizionin “Foks biznis”, transmeton TASS.
Duke folur për sulmin raketor amerikan në Siri, Trump deklaroi se SHBA-ja duhej të pranojnë aksione të këtilla që gjatë administratës së Barak Obamës.
“Atë që e bëra duhet të merrej që gjatë administratës së Obamës dhe atëherë situata në Siri do të ishte më e mirë”, tha ai.
Tramp deklaroi se në Siri është përdorur armë kimike. Ai përkujtoi se Siria paraprakisht është pajtuar që të mos përdoret armë e tillë, por e ka shkelur premtimin.
Presidenti amerikan shtoi edhe se situata në Siri do të jetë më e mirë në qoftë se Rusia nuk e mbështeste presidentin Bashar al-Asad, transmeton TASS.
Duke folur për Asadin, Trump e quajti kafshë dhe njeri shumë të keq.
Intervista e plotë e Trumpit për “Foks biznis” do të emetohet sot më vonë.
Njëkohësisht, në intervistë për televizionin “Mir” presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se sulmi i SHBA-së në Siri është shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe është kryer pa dëshmi se Damasku ka përdorur armë kimike, transmeton TASS.
“Ku janë dëshmitë për armën e përdorur kimike? Nuk ka. Ndërsa ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare. ky është fakt i dukshëm. Pa aprovim nga Këshilli i Sigurimit të KB-së u realizua sulm ndaj një shteti sovran. Edhe krahas kësaj shkelje publike të së drejtës ndërkombëtare të gjithë janë dakordues, e pranojnë dhe fillojnë lëkundin kokën, e mbështesin”, tha presidenti rus në intervistë.
Incizimi i plotë nga intervista e Putinit do të emetohet sonte.
Këshilli i Sigurimit i KB-së sot do të votojë për propozim-rezolutë me të cilën regjimi sirian thirret për bashkëpunim në hetimin e sulmit kimik nga 4 prilli në provincën Idlib, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar diplomatëve amerikanë.
Megjithatë, pritet që Rusia të vendosë veto në rezolutë. Kjo do të jetë hera e tetë, që Moska e përdor këtë prerogativ që të bllokojë aktivitetet e KB-së kundër Sirisë.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...