Burri thellësisht fetar i cili hyri në një shkollë në Kaliforni për të vrarë gruan e tij duket se ishte në një lidhje në dukje të lumtur.
Në të vërtet Cedric Anderson ishte “paranojak dhe posesiv” dhe në një martesë të përkeqësuar, thonë anëtarët e familjes, transmeton portali arbresh.info.
Të hënën, Anderson, 53-vjeçar mori leje nga recepsioni në një shkollë në San Bernardino për të hyrë në klasën ku jepte mësim gruaja e tij, me pretekstin se do t’i jepte diçka.
Posa hyri brenda, Anderson hapi zjarr shpejt, duke vrarë Karen Smith dhe Jonathan Martinez, një fëmijë 8-vjeçar që ishte afër saj.
Gjithashtu në këtë zjarr u plagos edhe një 9-vjeçar, por tani është në gjendje stabile, sipas raportimeve.
Anderson pastaj rimbushi revolen dhe e ktheu nga vetja./Arbresh.info
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...