Debati i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë sot

08:22 | 12 Prill 2017
Arbresh.info

LSDM-ja ftoi në tejkalimin e pikës për formimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime duke synuar që debati të kalojë në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga OBRM-PDUKM-ja theksuan se kjo nuk është praktikë e institucionit ligjvënës dhe u shprehën të bindur se LSDM-ja do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Aleanca për shqiptarët ndërkohë deklaroi se deputetët e OBRM-PDUKM-së dhunojnë vullnetin e shumicës së re.

Kryesuesi i seancës konstituive Trajko Veljanoski, njoftoi se deputetët debatin do ta vazhdojnë sot në orën 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme