Dionis Senjo është djali i një çifti onkologësh nga Tirana. Por ndryshe nga fëmijët e moshës së tij ai ka një zgjuarësi të madhe. Është vetëm 5 vjeç dhe është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale ku ka 2222 ndjekës në faqen e tij në Facebook.
Ndryshe nga fëmijët e tjerë të famshëm që janë të njohur për modën apo veshjen Dionisi nuk promovon modë por është i njohur për zgjuarësinë e tij. Mund ta përkufizojmë fare thjesht si një djalë i zakonshëm me njohuri të jashtëzakonshme.
Vetëm 1 vjeç:
Dionisi tregoi interes mbi të mësuarit e shkronjave, numrave, formave gjeometrike. Po kështu ai mësoi të gjithë emrat e kafshëve në shqip dhe në anglisht si edhe ka mundur të formojë ‘puzzles’ të moshës 4 vjeç.
Brenda pak muajsh Dionisi ka mësuar të lexojë dhe të shkruajë numrat dhe shkronjat në shqip dhe në anglisht. Ka shkruar diktim që në moshën 2 vjeç!
“Ne ia ndaluam sepse kemi menduar se nuk do të jetë e dobishme për të në të ardhmen dhe kështu e orientuam në alfabetin grek që ai e ka mësuar në një pasdite, në të shkruar dhe në të folur.” “3 vjeç mund të kryente mbledhje, zbritje me shifra pa fund, kryente veprime matematikore me numrat negativë, ndërsa shumëzimin dhe pjesëtimin jemi munduar ta ndalim t’i mësojë pasi kemi menduar se mund të humbasë interesin në shkollë por ai arrin t’i llogarisë edhe pse e kemi penguar. Në tabelën e Mendelejevit që shitet në libraritë shqiptare gjeti dy gabime”, shprehen prindërit e Dionisit.
Po më tej?
Brenda një jave Dionisi mësoi numrat greke deri në një miliard. Në të njëjtën kohë ai mund të thotë alfabetin anglisht nga A në Z dhe nga Z në A me të njëjtën shpejtësi. Kur ishte tre vjeç filloi të lexojë gjithçka shpejt në gjuhën shqipe. Si edhe mund të lexonte numra shumë të gjatë, me 40 shifra, në shqip dhe në anglisht, gjithashtu. Në këtë moshë i njihte të gjithë planetet, shumë yje dhe galaktika, njeh shumë mirë gjeografinë e botës në hartën memece. Njeh çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinosaurëve. Ai mund të shkruajë çdo gjë në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në anglisht dhe greqisht. Në moshën 3 vjeç i vizatoi një trup gjeometrik një arkitekteje, e cila nuk e njihte as si emër! Kur ishte katër vjeç, në shërbimin e pediatrisë, gjeti një Xray dhe filloi ta interpretojë. Po kështu në tre muaj ai filloi të lexojë rrjedhshëm anglisht! Ka lexuar 700 libra shqip, 135 në anglisht midis tyre dhjetëra enciklopedi.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...