Senatori amerikan John McCain e anashkaloi Maqedoninë, pasi nuk është zgjidhur kriza politike dhe se këtu nuk ka bashkbisedues. Veprimi i tij është mesazh i fuqishëm se diçka nuk është në rregull me vendin tonë, mendojnë analistët.
Thuajse tërë Ballkani me përjashtim të Maqedonisë, është pjesë e turit të senatorit amerikan John McCain, i cili në periudhë prej 7 deri 15 prill bisedon për çështjet aktuale rajonale me përfaqësues të çdo vendi që viziton.
Ajo që ky amerikan republikan me ndikim, i cili është ish kandidat i SHBA-vë pr president, e anashkalon Maqedoninë, sipasa analistëve është mesazh i fuqishëm diplomatik. Thuajse me siguri mund të konsiderohet se këshillin të cilin e ka marrë senatori është ta anashkalojë Maqedoninë, ku situata e brendshme politike nuk është zgjidhur në mënyrë të cilën e praktikojnë vendet demokratike siç janë SHBA-të, thotë profesori Denko Maleski, shkruan REL në gjuhën maqedonase.
“Pikërisht kur edhe nuk është në vullnet garniture e cila ka fituar në zgjedhje pranim-dorëzimi të bëhet në një mënyrë të denjë dhe civilizuese dhe ndërmerren obligime të cilat dalin nga proceset demoktarike që ajo të bëhet në mënyrë të denjë. Kjo te ne nuk është bërë, që e diskualifikon garniturën e tanishme, e cila e pengon procesin demokartik, që të jetë bashkëbisedues të presonave të rëndësishëm nga bota demokratike dhe mendojë se ky është thelbi i porblemit, pse ky senator me ndikim, i cili ka ndikim të madh në politikën e jashtme të SHBA-vë, për fatin tonë të keq, nuk do të vijë në Maqedoni”, deklaron Maleski.
Ajo që McCain nuk vjen në Maqedoni është mesazh i fuqishëm diplomatik se diçka nuk është në rregull me vendin tonë, mendon profesori Mersel Bilalli.
“Na vizitojnë vetëm ato diplomat të cilët duhet të na kujtojnë se duhet ti kryejmë obligimet tona. Ai nivel i diplomatëve amerikan është për shtete në të cilët relativisht normalisht zhvillohen gjërat, kurse ne jemi largë normales. Unë mendojë se amerikanët janë të shqetësuar për situatën tonë dhe besojë se ata shumë shpejtë do të kyçen në zgjidhjen e problemeve në shtëpi”, deklaron Bilalli. /Flaka
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...