Tashmë ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës të iniciuar nga kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Ky mocion po gjen mbështetje të deputetëve opozitar, por edhe të atyre në pushtet, të cilët tashmë janë deklaruar edhe publikisht që e duan rrëzimin e kësaj Qeverie.
Mirëpo, LDK shprehet e bindur se ky mocion është i kot dhe se ai nuk do kalojë.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova në një prononcim për Indeksonline thotë se ata mund t’i nisin këto mocione, por që nuk është më koha e rrëzimit të Qeverisë.
“Unë nuk besoj që do të kaloj ky mocion. Jam i sigurt që nuk do kalojë për shkak se nuk ka arsye të kaloj. Ne e kemi ngritur këtë çështje në parti dhe jam i sigurt që nuk do të kalojë. Nuk është më koha e rrëzimit të Qeverisë, kemi punë tjera dhe nuk besoj që mund të funksionojë ajo, sa herë t’i teket dikujt të ngritë mocione për rrëzim të Qeverisë”, ka thënë Rugova.
Por, për këtë, nuk dihet nëse e kanë përkrahjen e partnerit të tyre të koalicionit, PDK-së. Kjo pasi LDK ende nuk ka biseduar me ta për këtë çështje.
Megjithatë, Rugova beson se edhe PDK do e respektojë marrëveshjen e koalicionit dhe atë do e çojnë deri në fund të mandatit.
“Ne e kemi marrëveshjen në fuqi, marrëveshjen e koalicionit dhe ne presim që partneri ynë do e respektojë. Ende nuk kemi biseduar me PDK-në, mirëpo marrëveshja është që ta çojmë deri në fund të mandatit dhe në qoftë se ata nuk janë të gatshëm për këtë, atëherë edhe ne kemi edhe planin ‘B’, do të thotë nuk është ajo ndonjë fatkeqësi. E rëndësishme është që ligji të funksionojë, Qeveria është ‘OK’, janë rezultate jashtëzakonisht të mira në krye me Isa Mustafën dhe unë nuk besoj që ka nevojë të bëhen as mocione as skena qesharake nëpër Kuvend”, ka shtuar Rugova.
Nuk dihet nëse Partia Demokratike e Kosovës do e përkrahë apo jo këtë inicim të Nismës. Kjo, pasi që, ata ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...