Kryeqyteti italian Romë, është vënë nën mbikqyrje speciale në prag të festës së Pashkëve, që besimtarët katolikë presin ta kremtojnë këtë fundjavë.
Autoritetet e turizmit parashikojnë se janë rreth gjysmë milionë turistë që do të mbërrijnë këtë fundjavë në kryeqytetin italian për të festuar Pashkët e vizituar Vatikanin.
Komiteti rajonal për sigurinë e rendin në një mbledhje të jashtëzakonshme, mbajtur në Prefekturën e Romës ka hartuar një plan special masash të larta sigurie që kanë hyrë e do të jenë në zbatim gjatë gjithë kësaj jave.
Forca të shumta të ushtrisë, policisë e financës italiane do të kenë nën mbikqyrje speciale objektet më strategjike të qytetit si stacionet e metrosë, 2 aeroportet e Romës (Fiumicino e Ciampino). Nyjet kryesore të autostradës, tërë qëndrën historike, territorin pranë Vatikanit si dhe të gjitha eventet e parashikuara fetare në prag të Pashkëve.
Përgjatë procesionit “Via Cruscis” i parashikuar ditën e premte, përreth zonës së Koloseut, stacioni i metrosë do të qëndroj i mbyllur. Ndërsa hyrja në Vatikan të dielën e Pashkëve do të bëhet më anë të kontrolleve të rrepta me metal detektor si dhe e gjithë zona do të kontrollet nga telekamerat e mbikqyrjes.
“Do të përballojmë Pashkët me një kontroll rigoroz në territor, ka deklaruar ministri i Brendshëm Marco Minniti, por pa limituar lirinë e qytetarëve për t’u kënaqur në këto ditë feste.”
“7 ditët e fundit, u shpreh ministri italian, kanë qënë të tmerrshme; San Pietroburgo, Stokholm, Egjipt. Një forcë e verbër dhe iracionale vepron kundër principeve bazë të njerëzimit. Kur arrihet të grabitet një kamion e pas disa minutash të lëshohet kundër një qëndre tregtare, kupton se kërcënimi i ri është me parashikim zero.”
“Nuk kemi përballuar kurrë më parë një kërcënim me këto karakteristika . Forcat e policisë duhet të parashikojnë të pa parashikueshmen , është një sfidë në limit. Do të përballojmë festën e Pashkëve e fluksin e madh të turistëve me një kontroll të rreptë në territor”, përfundoi Ministri Minniti
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...