Google ADS

Karriera e suksesshme varet nga motrat dhe vëllezërit

22:06 | 11 Prill 2017
Trina Galanxhi

Radha se si kanë lindur fëmijët mund të ndikojë në karrierën e tyre në jetë, thotë një studim i ri.

Studiuesit, të kontraktuar nga Disney për të festuar filmin “Frozen” në Ditën Kombëtare të Motrave dhe Vëllezërve, më 10 prill, krahasoi shembujt e mbi 500 personave të suksesshëm nga 11 fusha të ndryshme ku kanë bërë karrierë.

Ata zbuluan se fëmijët e mesëm janë 30% më të prirur të bëhen drejtues kompanish se sa motrat dhe vëllezërit e tyre.

Ndërkohë astronautët ishin 29%  me më shumë gjasa të ishin fëmijët e mëdhenj, dhe rockstar 25, si dhe 32% yje të televizionit.

E çuditshmja ishte se artistët kishin 181 për qind më shumë gjasa të ishin fëmijë të vetëm. Studiuesit analizuan proporcionin e çdo lloji motrash apo vëllezërish në çdo mostër, duke i krahasuar me pritshmëritë e një familje normale.

“Studimi i bërëmuajin e kaluar tregon se radha e lindjes është një faktor domethënës në përcaktimin e llojit të punës mes motrave dhe vëllezërve, kjo në përgjithësi, pasi ka dhe përjashtime”, thotë Emma Kenny, psikologe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme