Peniani deklaron se është gati për luftë, pas mbërritjes së një njësie të Marinës amerikane në rajon. “Vendi do të mbrohet nga pushtimi me forcën e armëve”, ishte reagimi i zyrtarëve atje.
Koreja e Veriut paralajmëron për pasoja katastrofike në përgjigje të çdo provokimi të mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qartazi e irrituar nga prania e aeroplanmbajtëses “USS Carl Vinson” dhe disa luftanijeve të tjera në ujërat e gadishullit korean.
Tensionet me vendin komunist janë rritur prej kohësh nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, të cilat Peniani i sheh si “prova të përgjithshme” për pushtim. Një stërvitje e tillë u zhvillua në Pohang, pikërisht në kohën kur aeroplanmbajtëset amerikane afroheshin në rajon.
“Do të bëjmë përgjegjëse Amerikën për pasojat e tmerrshme që mund të sjellin veprimet e saj skandaloze”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme koreano-veriore. “Ne jemi të gatshëm të reagojmë në çdo mënyrë lufte që dëshiron Amerika”.
Në fundjavë, presidenti amerikan Donald Trump iu kërkoi zyrtarëve t’i paraqesin alternativat për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut. Peniani, tani vonë bëri një provë me raketa balistike, duke shkelur sërish rezolutat e OKB-së, që i ndalojnë veprime të tilla.
Në takimin e tyre në Florida, javën e kaluar, Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping u pajtuan me idenë se “sjelljet provokuese” të Koresë së Veriut dhe përpjekjet e saj për të prodhuar armë bërthamore janë të papranueshme.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...