Në një seancë të jashtëzakonshme, që nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta mbrëmjen e sotme, Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit Ad Hoc të Vettingut, që përbëhet nga 6 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 3 të opozitës.
Po ashtu në këtë seancë janë miratuar 3 emrat përfaqësues të maxhorancës në këtë komision, deputetët e PS-së Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja dhe deputeti i LSI-së Luan Rama. Me vendim të konferencës së kryetarëve, të mbledhur pak para fillimit të seancës, në votim kanë kaluar 4 emra, përfshirë edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Por sipas votave të marra nga 87 deputetët e pranishëm në sallë, ai u rendit i katërti duke mbetur jashtë komisionit Ad Hoc të Vettingut. Me i votuari ishte Luan Rama me 85 vota pro, i pasuar nga Vasilika Hysi me 80 vota dhe Ulsi Manja me 78 vota.
Menjëherë pas votimit dhe zyrtarizimit të 3 emrave nga mazhoranca, PDIU kundërshtoi këtë votim. Ndërkohë, 3 anëtarët e tjerë të këtij komisioni Ad Hoc i përkasin opozitës, por kjo e fundit ka bojkotuar Parlamentin dhe nuk ka paraqitur asnjë emër.
Deri në plotësimin e komisionit me 6 anëtarë, ai nuk mund të konstituohet dhe nuk mund të nisë punën për ngritjen e institucioneve të Vettingut, si proces i rëndësishëm i reformës në drejtësi.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...