Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri nesër zhvillon mbledhjen për shqyrtimi e projekt-akteve, dhe regjistrimin e 13 subjekteve zgjedhore.
Në njoftim për mediat nga KQZ, pasditen e së martës, bëhet e ditur se në mbledhjen e së mërkurës ka në rendin e ditës miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, të datës 07.05.2017.
Po ashtu, KQZ do shqyrtojë regjistimin e disa partive politike si subjekt zgjedhor si: “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i partisë “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, “Aleanca Popullore për Drejtësi”, “Partia Demokracia Sociale”, partia “G99”, “Partia e të Drejtave të Mohuara”, “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, “Rruga e vërtet Shqiptare”, “Partia Socialiste e Vërtetë 91”,“Partia Shqiptare Atdheu”, partisë “Ardhmërija Shqiptare ”, partisë “Fryma e Re Demokratike”, “Partia Reformatore Demokratike” dhe “Partia Pajtimit Kombëtar”.
Gjithashtu, bëhet e ditur nga KQZ se do shqyroje caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017. Për lirimin dhe emërimin e dy anëtarëve dhe sekretarit të KZAZ-së nr. 29, dhe të anëtarit të KZAZ-së nr. 37, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18 qershor 2017 dhe për lirimin dhe emërimin e dy anëtareve dhe sekretarit të KZAZ-së nr.29, të anëtarit të KZAZ-së nr.37 Qarku Tiranë, për zgjedhje për Kuvend të datës 18 qershor 2017./Arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...