Për shumë njerëz ëndrra më e madhe është të kenë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur, por vetëm ata të guximshmit i nënshtrohen zbardhimit kimik.
Po ju zbulojmë disa veprime të thjeshta të cilët mund t’i bëni në shtëpi, nuk do të dëmtojnë smaltin tuaj dhe nuk do të shkaktojnë lëndime.
Natyrisht, këto këshilla nuk janë zëvendësim i kontrolleve të rregullta te dentisti.
Por nëse i praktikoni me rregull, do të vëreni se dhëmbët janë zbardhur për disa nuanca, kurse edhe mishrat e dhëmbëve do të jenë më të shëndetshëm.
PASTË SHTËPIAKE PËR ZBARDHIMIN E DHËMBËVE
Përzieni 1 lugë kurkumë apo shafran indie (Curcuma) me sasi të njejtë të vajit të kokosit dhe 2-3 pika vaj mente. Përdoreni këtë përzierje sikur që përdorni pastën tuaj të zakonshme për dhëmbë – kjo pastë do të kujdeset për smaltin tuaj, zbardhon dhëmbët dhe freskon erën e gojës.
VAJ I BIMËS SË ÇAJIT
Nëse tretni 5 pika vaj të bimës së çajit 100% në gjysmë gote ujë dhe e shpëlani gojën me këtë tretje çdo ditë pas larjes së dhëmbëve, do t’i shihni rezultatet në vetëm disa javë. Që efekti të jetë mahnitës, dy herë në javë (jo më shumë) vendosni një pikë vaj të pemës së çajit në brushë dhe fërkoni dhëmbët.
PASTË ME DREDHËZA
Shtrydhni disa dredhëza të freskëta me pirun. Përzieni me kripë deti të imët, vendoseni pastën në brushë dhe fërkoni ngadalë dhëmbët për disa minuta. Pastaj lajeni gojën mirë. Që të mbroni smaltin e dhëmbëve bëjeni këtë një herë në dy javë.
VAJI I KOKOSIT
Aplikoni pak vaj në dhëmbë para se t’i fërkoni me brushë, e leni vajin të ndikojë për 15-20 minuta, pastaj i fërkoni mirë me pastën e dhëmbëve. Përsëriteni këtë 2 apo 3 herë në javë.
THËNGJILLI AKTIV
Përzieni thëngjillin e bluar me ujë. Duhet të fitoni masë të dendur, dhe pastaj e aplikoni me kujdes në dhëmbë. E leni për 2 minuta, pastaj e shpëlani gojën. Pas kësaj i lani dhëmbët. Përsëriteni këtë një apo dy herë në javë.
LËVORE E BANANES
Lëvorja e bananes përmban vitamina të cilët e tretin gurin e dhëmbëve dhe ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës perfekte të dhëmbëve.
Fërkojeni pjesën e brendshme të lëvores në të dy anët e dhëmbëve, i leni rreth pesë minuta dhe pastaj i lani dhëmbët dhe gojën.
Përsëriteni sa herë që të doni.
LIMON PËR SHPËLARJEN E GOJËS
Ky ujë natyral për shpëlarje të gojës ju ndihmon në zbardhje graduale të dhëmbëve dhe ruajtjen e erës së gojës të freskët.
Shtrydhni lëngun e një limoni e gjysmë dhe shtoni një lugë të madhe kripë të imët.
Përzieni bashkë dhe shpëlajeni gojën pas larjes së dhëmbëve. Përdoreni këtë metodë 2 apo 3 herë në javë.Kujdes: mos e përdorni këtë lëng nëse keni ndonjë inflamacion në gojë.
GJETHE BORZILOKU
Imtësoni gjethet e borzilokut dhe bëni pire.
Këtë pastë mund ta përdorni në vend të pastës së zakonshme për zbardhjen dhe shëndetin e dhëmbëve.
Gjithashtu mund ta aplikoni nëpër dhëmbë 5-10 minuta para larjes.
ALOE VERA
Që vërtetë të merrni buzëqeshjen hollywood-iane, përdorni lëng aloe vera të freskët apo bleni xhel natyral të bërë nga kjo bimë.
Shtrijeni xhelin në dhëmbë, fërkoni dhëmbët me brushë dhe lajini.
Këtë mund ta praktikoni pas çdo larje, dhe pas disa javësh buzëqeshja juaj do të jetë më e ndritshme, më e shëndoshë dhe e bardhë shkëlqyese.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...