Google ADS

Veprimi i Valentino Rossit që po bën xhiron e botës

18:36 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Ka nga ata që e duan dhe të tjerë jo, por 38- vjeçari italian Valentino Rosi vijon të befasojë. Në garat me motor në Argjentinë, Valentino Rossi pati mundësinë të takojë një tifoze speciale, një grua shtatzënë e cila kishte ngjyrosur barkun në mbështetje të kampionit.

Në barkun e rrumbullakosur ishte shkruar “The Doctor” dhe numri 46. Valentino u ndal për t’u fotografuar me të dhe jo vetëm aq por përkëdheli barkun, duke përshëndetur të voglën Francesca, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.

Ky moment i Rossit u publikua në faqen e Facebook të MotoGP.com, duke bërë që të përhapet me shpejtësi.

Me sa duket ky takim është një ogur i mirë për të, i cili ka deklaruar se dëshiron të ketë një fëmijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme