Rrotullohet një kombi në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

17:25 | 11 Prill 2017
M. A.

Pak çaste më parë është rrotulluar një kombi-bus në fshatin Dobërllukë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Nga ky aksident ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por nga tereni raportohet se është parë edhe vetura e ambulancës në vendin e ngjarjes.

Arbresh.info ka provuar të kontaktojë me policinë e Kosovës por ende nuk ka marrë përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme