Greqia: Maqedonia nuk mundet në BE derisa të ketë tendenca irredentiste

16:37 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian derisa të shprehë tendenca irredentiste ndaj Greqisë në kontestin rreth emrit, deklaroi shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas.

Gjatë një fjalimi për politikën e jashtme greke në Odën ekonomike të Athinës, Kocijas tha se “tendencat irredentiste të Maqedonisë”, të cilat dëshmohen në insistimin me emërtimin “Maqedonia”, nënkuptojnë përpjekjen për rishqyrtimin e kufijve.

“Nuk mundet në Evropën moderne si anëtar i BE-së të integrohen shtetet që kanë një irredentizëm të tillë”, tha Kocijas./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme