Në Polac të Skenderajt është gjetur një person i cila dyshohet të ketë qenë varrosur që nga koha e luftës.
Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka konfirmuar për Insajderin se në Polac është gjetur mbetje mortore ndërsa personi i gjetur dyshohet të jetë i nacionalitetit shqiptar.
“Sot është gërmuar në Polac dhe është gjetur mbetje mortore trupi dyshohet se është një trup i personit të zhdukur mbetjet mortore janë marrë janë dërguar në mjekësi ligjore”, ka thënë Gjetaj.
Sipas Gjetajt, ka qenë viktimë e luftës njerëzit nuk e kanë njohur dhe e kanë varrosë në atë vend, ndërkaq sipas informacione personi që është gjetur ka qenë nga Komuna Skenderajt.
“Me siguri është shqiptarë identiteti ka qenë i panjohur si duket ka qenë i Komunës së Skenderajt por e vërteta do të tregohet pas analizave mjeko ligjore”, ka thënë Gjetaj.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...